• Today is: Tuesday, May 21, 2024

Komuniteti Shqiptar në Michigan përfitues i një kontrate me Coca Cola dhe Leonard’s Syrups

fakti
January27/ 2023

Shoqata “Komuniteti Shqiptar”, që mbledh dy shoqatat atdhetare shqiptare, ka lidhur dy kontrata të mëdha me Coca Cola dhe Leonard’s Syrups. Në emër të Shoqatës “Komuniteti Shqiptar” në Michigan, kontratën e nënshkroi kryetari i shoqates, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups , z. Lucas Iskra.

Postimi i plotë:
Në ambientet e bukura të sallës “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja Pajtore“ në Southfield-MI, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Shoqates Komuniteti Shqiptar në Michigan, kjo shoqatë e përbërë nga perfaqësuesë të shoqatave “KOSOVA” dhe “JEHONA E MALËSISË” me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese – Coca Cola, dhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – Leonard’s Syrups.
Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkruajti kryetari i shoqates, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups , z. Lucas Iskra. Me ketë marrëveshje përfitojnë pronarët e restoranteve duke blerë produktet nga këto kompani me çmimin më të ulët në treg dhe duke marr sherbimin ma te mirë, e në të njëjtën kohë një perqindje e konsiderueshme nga çmimi në fjalë shkon në fondin e Shoqatës me qëllim që të grumbullohen mjetet për ndertimin e Qendres Kulturore Shqiptare në Michigan. Komuniteti Shqiptar në Michigan është i regjistruar si shoqatë joprofitabile me status të veçantë (501c3) që lejon kontribuesit zbritje taksash bazuar në kontribut. Pjesëmarrësit në ceremoninë e nenshkrimit të kësaj marrëveshjeje vlerësuan se kjo marrëveshje është arritja më e madhe në historinë e komunitetit tone në këtë shekull.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm